Fatos Nano në gjendje kritike, mbahet në jetë me pajisje mjekësore
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa është shtruar në repartin e terapisë intensive në Spitalin “Hygeia” në Tiranë. Sipas përditësimeve të fundit, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, dhe 73-vjeçari po mbahet në jetë me pajisje mjekësore. Sipas raportimit të NOA-s, Nano ka kaluar një arrest kardiorespirator 11


Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa është shtruar në repartin e terapisë intensive në Spitalin “Hygeia” në Tiranë.
Sipas përditësimeve të fundit, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, dhe 73-vjeçari po mbahet në jetë me pajisje mjekësore.
Sipas raportimit të NOA-s, Nano ka kaluar një arrest kardiorespirator 11 ditë më parë, dhe pas tij është shfaqur komplikacioni më i rrezikshëm — dëmtimi i trurit për shkak të mungesës së oksigjenit (hipoksia e zgjatur).
“Aktualisht pacienti konsiderohet se është në gjendje shumë të rëndë dhe me prognozë shumë të rëndë,” ka deklaruar për noa.al një zyrtare e spitalit.
Për trajtimin e tij është angazhuar një ekip i gjerë mjekësh shqiptarë dhe të huaj, nën drejtimin e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-deputetit Leonard Solis, që prej vitesh drejton këtë spital.