Fero akuzon sërisht motrën e Presidentes së Kosovës: Më mashtroi
Fero Fera ka qenë i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin. Fero ka akuzuar sërisht motrën e Presidentes së KLosovës që është dhe avokatja e ish partneres së tij Arbenita Ismajli. Në rrefimin e tij ai ka treguar se me kërkesë së avokates së Arbenitës ai ka nënshkruar një kontratë që të gjitha […]
Fero Fera ka qenë i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin. Fero ka akuzuar sërisht motrën e Presidentes së KLosovës që është dhe avokatja e ish partneres së tij Arbenita Ismajli. Në rrefimin e tij ai ka treguar se me kërkesë së avokates së Arbenitës ai ka nënshkruar një kontratë që të gjitha të drejtat i kalojnë nënës së vajtëz, për të vetmen arsye që ai ta takonte më shpesh vajzën edhe pse kjo nuk ndodhi kurrë sipas Feros.
Fero Fera: “Ka patur përkrahje prej motrës së Presidentes dhe mua më shumë më ka nevrikosur fakti se mua më ka thirr motra e Presidentes në janar të këtij vitit. Më ka thirrur me bë një marrëveshje ku i bie që unë 99% të drejtave të mija që i kam ndaj vajzës me ja nënshkruar Arbenitës vetëm me një arsye që unë të shikoj vajzën. Mua ma premtoj motra e Presidentes se nuk ja mbaj mënd dhe emrin dhe ma premtoj që unë kam për ta parë vajzën nëse unë ja nëshkroi të gjitha të drejtat Arbenitës. Unë me gjithë qejf e nëshkruajta atë akt marrëveshjeje dhe pasi e nëshkruajta ajo ka qenë një mashtrim nga ana e motrës së Presidentes.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=39390dOI8do
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DOjK3ezjUaH/?hl=en