Fero për Arbenitën: Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit që s’e kam parë

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, ka folur hapur për ndarjen e tij të bujshme nga modelja Arbenita Ismajli, duke zbuluar raportin që ka aktualisht me të dhe vajzën e tyre, pas akuzave të ndërsjella që kanë qarkulluar prej muajsh. Në emisionin “Mirembrema Yje”, Fero tha se ka më shumë se një vit që nuk […] The post Fero për Arbenitën: Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit që s’e kam parë appeared first on Sinjali.

Fero për Arbenitën: Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit që s’e kam parë

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, ka folur hapur për ndarjen e tij të bujshme nga modelja Arbenita Ismajli, duke zbuluar raportin që ka aktualisht me të dhe vajzën e tyre, pas akuzave të ndërsjella që kanë qarkulluar prej muajsh.

Në emisionin “Mirembrema Yje”, Fero tha se ka më shumë se një vit që nuk e ka parë vajzën e tij, pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta takuar.

“Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshme dhe nuk ka mundur”, tha ai.

Reperi theksoi se nuk ka dashur të flasë keq për ish-partneren e tij, duke kërkuar falje për disa reagime emocionale që mund të jenë keqkuptuar.

“Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje”, tha Fero.

Ai shtoi se është mashtruar në një marrëveshje që kishte nënshkruar, duke besuar se ajo do t’i mundësonte kontakt me vajzën.

“Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimit nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën”, tha Fero.

Ai shtoi se për çështjen është përfshirë edhe sistemi gjyqësor i Kosovës, por vendimet nuk janë zbatuar.

“Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte. Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimi… Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovë, tani kanë marrë vendimet e veta për fletarrest ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitit të kaluar. Ajo është larguar edhe me ndihmën e motrës së presidentes”, shtoi reperi.

Në fund, Fero u shpreh emocionalisht se dëshira e tij e vetme është të ketë një marrëdhënie normale me vajzën.

“Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fero për Arbenitën: Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit që s’e kam parë appeared first on Sinjali.