Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës
Ndërsa lojtarët e Shqipërisë iu drejtuan tribunave për të festuar me tifozët pas ndeshjes, një skenë krejt tjetër u pa në stol. Armando Broja qëndroi i ulur, i heshtur dhe dukshëm i mërzitur, duke reflektuar mbi paraqitjen e tij jo bindëse ndaj Andorrës. Në kohën kur pjesa tjetër e skuadrës festonte me brohoritje e entuziazëm, […]


Ndërsa lojtarët e Shqipërisë iu drejtuan tribunave për të festuar me tifozët pas ndeshjes, një skenë krejt tjetër u pa në stol. Armando Broja qëndroi i ulur, i heshtur dhe dukshëm i mërzitur, duke reflektuar mbi paraqitjen e tij jo bindëse ndaj Andorrës.
Në kohën kur pjesa tjetër e skuadrës festonte me brohoritje e entuziazëm, Broja mbeti mënjanë, me kokën ulur dhe fytyrën e ngarkuar emocionalisht.
Performanca e tij e zbehtë duket se e ka prekur rëndë sulmuesin, i cili po kërkon me ngulm të rikthejë formën dhe besimin e humbur.
Megjithatë, ishte kapiteni Elseid Hysaj që e bëri punën siç duhet duke shkuar ta përqafonte dhe mbështeste në atë situatë “të rëndë”, si dhe e bindi t’i bashkohet ekipit për të festuar me tifozët.
Edhe tifozët kuqezinj e përshëndetën me duartrokitje, duke i dërguar një mesazh mbështetjeje, pasi pavarësisht vështirësive, Broja mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares.
Shqipëria kësisoj e siguroi play-offin e Botërorit kurse kundërshtarin për gjysmëfinale dhe finale do ta mësojë më 21 nëntor.
