Fifi hap zemrën: Po kaj edhe qetash

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka ndarë një moment të sinqertë dhe emocional me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar emocionet që po përjeton për projektin e saj të ri muzikor – këngën që do ta interpretojë në Festivalin e Këngës, në bashkëpunim me Tiri Gjocin. Në një postim në Instagram Story, ajo […] The post Fifi hap zemrën: Po kaj edhe qetash appeared first on Sinjali.

Fifi hap zemrën: Po kaj edhe qetash

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka ndarë një moment të sinqertë dhe emocional me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar emocionet që po përjeton për projektin e saj të ri muzikor – këngën që do ta interpretojë në Festivalin e Këngës, në bashkëpunim me Tiri Gjocin.

Në një postim në Instagram Story, ajo i është drejtuar producentit Enis Mullaj me fjalët: “Sot m’ke bo me kajt n’mëngjes, e po kaj edhe qetash me çfarë jam tu dëgju… shhh ????

Në fund, Fifi ka shtuar edhe një shprehje që tregon gjendjen e saj emocionale: “Goosebumps don’t lie” (Jam rrënqethur, ndjesitë nuk gënjejnë).

Ky reagim tregon lidhjen e thellë shpirtërore që këngëtarja ka me projektin e ri, ndërsa fansat presin me padurim të dëgjojnë këngën që, sipas të gjitha gjasave, do të prekë zemrat e publikut.

Në bashkëpunim me Tiri Gjocin, Fifi pritet të sjellë një interpretim të ndjerë, ku emocioni do të jetë protagonisti kryesor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fifi hap zemrën: Po kaj edhe qetash appeared first on Sinjali.