Parlamenti Evropian e miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Parlamenti Evropian e miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor appeare Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje në Ballkanin Perëndimor, në vlerë 6 miliardë euro, në seancën e parafundit të saj para zgjedhjeve të reja në BE në qershor. Kjo është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian për ta ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, […] The post Parlamenti Evropian e miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor appeared first on INA ONLINE.

Parlamenti Evropian e miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor

The post d first on INA ONLINE.Parlamenti Evropian e miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor appeare

Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje në Ballkanin Perëndimor, në vlerë 6 miliardë euro, në seancën e parafundit të saj para zgjedhjeve të reja në BE në qershor.

Kjo është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian për ta ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të ecin përpara më shpejt drejt integrimit të plotë në bllok.

Tani, pasi Parlamenti Evropian e miratoi paketën, ajo duhet të formalizohet edhe nga Këshilli i BE-së. Pas kësaj, mund të fillojnë pagesat e para për përfituesit.

Paketa përmban 6 miliardë euro, prej të cilave vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i marrin 2 miliardë euro në formën e parave të gatshme pa kthim, ndërsa 4 miliardë euro në formën e kredive të favorshme.

Sipas marrëveshjes mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, e cila është përfshirë në tekstin e rezolutës së sotme në Parlament, për të përfituar nga kjo ndihmë financiare, vendet e rajonit duhet t’i përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta.

Në mesin e tyre janë kriteret bazike të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike.

Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

The post Parlamenti Evropian e miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor appeared first on INA ONLINE.

Sisteme Online Programime
Programing Online