Filloi orari dimëror i fluturimeve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Këtë fundjavë fillon orari dimëror 2025/26 i fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, transmeton Portalb.mk. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të lidhet me 49 destinacione të rregullta nga 17 linja ajrore, si dhe 13 destinacione çarter të ofruara nga një linjë ajrore. Nga Aeroporti “Shën Pali Apostull” të Ohrit do të mund të […]

Filloi orari dimëror i fluturimeve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
Aeroporti i Shkupit fotografuar nga aeroplani i Turkish Airlines. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Këtë fundjavë fillon orari dimëror 2025/26 i fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, transmeton Portalb.mk.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të lidhet me 49 destinacione të rregullta nga 17 linja ajrore, si dhe 13 destinacione çarter të ofruara nga një linjë ajrore.

Nga Aeroporti “Shën Pali Apostull” të Ohrit do të mund të fluturohet në 5 destinacione të ofruara nga 3 linja ajrore.

Ky informacion u konfirmua edhe nga TAV Macedonia, koncesionari i aeroporteve të vendit.

Në sezonin dimëror, i cili do të zgjasë deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm, dy aeroportet do të lidhen me 10 destinacione të reja. Nëntë prej tyre do të operohen nga linja ajrore “Wizz Air”, me subvencione nga Qeveria.

Më 28 tetor, Shkupi do të lidhet për herë të parë me Madridin, dhe nga 15 dhjetori me Pragën, linja për në Këln po kthehet gjithashtu.

Nga 30 marsi i vitit të ardhshëm, dy aeroportet do të lidhen me tre destinacione të tjera të reja. Aeroporti i Shkupit do të ketë lidhje të rregullt për në Budapest, dhe në të njëjtën ditë, Wizz Air do të hapë destinacion të ri në Itali – Napoli.

Më 20 mars 2026, Aeroporti i Ohrit do të lidhet me Milanon. Linja Shkup-Gjenevë është gjithashtu destinacion i ri, duke filluar nga 3 nëntori.

TAV Macedonia po negocion me linjat ajrore për lidhje ajrore direkte me Danimarkën, Finlandën dhe Lindjen e Mesme, si dhe me Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Mundësi për linja të reja direkte po hapen gjithashtu me Marrëveshjen për Trafikun e Rregullt Ajror me Mbretërinë e Bashkuar, e cila u nënshkrua këtë muaj në Londër nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski dhe ministri Britanik për Aviacionin, Çështjet Detare dhe Dekarbonizimin, Kieran Meter.

Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kishin 2,585,096 pasagjerë në nëntë muajt e parë të këtij viti, që është rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aeroporti i Shkupit transportoi 2,375,264 pasagjerë, që është 5.4 % më shumë se vitin e kaluar, dhe Aeroporti i Ohrit ka një rritje dyshifrore prej 16.2 % me 209,832 pasagjerë të transportuar.

Gjithashtu, ka rritje në numrin e fluturimeve, me 3% krahasuar me vitin e kaluar, përkatësisht në të dy aeroportet kishte 20,141 fluturime.