Sefer Selimi selam Adnan Azizit: Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni

Analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në vend dhe rajon, Sefer Selimi, ka reaguar ndaj deklaratave të Adnan Azizit, duke theksuar se në Gostivar nuk mund të imponohet The post Sefer Selimi selam Adnan Azizit: Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sefer Selimi selam Adnan Azizit: Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni

Analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në vend dhe rajon, Sefer Selimi, ka reaguar ndaj deklaratave të Adnan Azizit, duke theksuar se në Gostivar nuk mund të imponohet vullneti i qytetarëve me urdhra apo kërcënime.

“Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni. Madje mund ta sillni edhe vetë Mickoskin si ‘poverenik i vlladës’, nëse mendoni se me urdhra dhe kërcënime mund ta ndryshoni vullnetin e qytetarëve. Por mos harroni një gjë: në atë qytet vullneti i qytetarëve nuk tjetërsohet, nuk thyhet dhe nuk mposhtet! Kthehuni e shikoni pak historinë, aty do ta gjeni përgjigjen që do ta merrni,” – ka deklaruar Selimi.

Ai ka komentuar edhe situatën politike në Strugë, pak ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale:

“Në Strugë zgjedhja është mes një strugani dhe kandidatit të Mickoskit. Struganët e dinë më mirë se kënd do zgjedhin!” – ka shtuar Selimi.

Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike, teksa partitë po mobilizohen për balotazhet që pritet të jenë vendimtare në disa komuna me shumicë shqiptare. Gazeta Flaka

The post Sefer Selimi selam Adnan Azizit: Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .