Flutura Kusari: Kurti dhe Murati e kanë mision special me shkatërru RTK-në

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi qeveria nuk ndau buxhet për RTK-në. Kusari ka thënë se Albin Kurti dhe Hekuran Murati kanë mision special për ta shkatërruar RTK-në. Postimi: Qeveria ka marrë vendim me i dhënë buxhet disa institcuoneve por ka refuzuar që të ndajë buxhet për RTK-në. Pra, e ka pasur mundësinë

Flutura Kusari: Kurti dhe Murati e kanë mision special me shkatërru RTK-në
Flutura Kusari: Kurti dhe Murati e kanë mision special me shkatërru RTK-në

Flutura Kusari: Kurti dhe Murati e kanë mision special me shkatërru RTK-në

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi qeveria nuk ndau buxhet për RTK-në. Kusari ka thënë se Albin Kurti dhe Hekuran Murati kanë mision special për ta shkatërruar RTK-në.

Postimi:

Qeveria ka marrë vendim me i dhënë buxhet disa institcuoneve por ka refuzuar që të ndajë buxhet për RTK-në. Pra, e ka pasur mundësinë ligjore dhe buxhetore por e ka përjashtu RTK-në.

Përse?

Sepse Kurti, Murati dhe njerëzit e VV kane mision special me e shkatërru RTK-në masi s’po munden ta vendosin në kontrollë totale. Kontrolla e kufizuar aktuale të cilën janë duke e ushtru – veç kqyrni lajmet në 19.00 – nuk po iu mjafton.

Kjo është luftë speciale kundër lirisë së medias, luftë speciale kundër RTK-së dhe nëpërkëmbje e 700 punëtorëve dhe familjeve të tyre.

Une njoh njerëz që punojnë në RTK që vuajnë nga sëmundjet dhe për ilaçe po kerkojnë ndihmë nga familjarët. Kjo qasje është denigrimin dhe cenim i integritetit dhe mirëqesines personale të njerëzve.

Përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti.