FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz për 28 Nëntor. “Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit: Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së

FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari

FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz për 28 Nëntor.

“Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit: Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz”.

FSK tha se me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e gjithë brezave që luftuan e u flijuan për atdhe.