FSK përmbyll dy kurse të avancuara me Ushtrinë Amerikane në Ferizaj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj (KDS) janë përmbyllur me sukses “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit”, të zhvilluara nga ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO). Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, qëllimi i Kursit të Stafit të

FSK përmbyll dy kurse të avancuara me Ushtrinë Amerikane në Ferizaj
FSK përmbyll dy kurse të avancuara me Ushtrinë Amerikane në Ferizaj

FSK përmbyll dy kurse të avancuara me Ushtrinë Amerikane në Ferizaj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj (KDS) janë përmbyllur me sukses “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit”, të zhvilluara nga ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO).

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, qëllimi i Kursit të Stafit të Betejës ishte zhvillimi profesional i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), përmirësimi i sinkronizimit të stafit në funksionet luftuese dhe avancimi i proceseve të komandimit dhe kontrollit në nivel batalioni e brigade.

Ndërkaq, Kursi për Rreshter të Drillit kishte për qëllim trajnim dhe përgatitje të instruktorëve të ardhshëm të FSK-së, të cilët do të jenë përgjegjës për transformimin e rekrutëve të rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të aftë dhe të përgatitur në taktika luftarake.