Galushi nga LPRK: Për 30 vota nuk e kalova pragun, po të isha rizgjedhë deputet e kisha mbështetë Kurtin për kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan  Galushi , për FrontOnline ka konfirmuar se nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, për 30 vota nuk ka arritur të bëhet deputet. ”Për 30 vota nuk e kam kaluar pragun për deputet’’ tha ai. Sipas tij, po të ishte bërë përsëri deputet, do

Galushi nga LPRK: Për 30 vota nuk e kalova pragun, po të isha rizgjedhë deputet e kisha mbështetë Kurtin për kryeministër


Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan Galushi, për FrontOnline ka konfirmuar se nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, për 30 vota nuk ka arritur të bëhet deputet.

”Për 30 vota nuk e kam kaluar pragun për deputet’’ tha ai.

Sipas tij, po të ishte bërë përsëri deputet, do ta kishte mbështetë Qeverinë Kurti.

‘’Po të isha rizgjedhur, pa dyshim se e kisha mbështetë Qeverinë Kurti” u shpreh ai.