Gimenez bën gati valixhet, Milan transferon në janar bomberin e ri për 40 milionë euro

Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit. Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit. Mes skuadrave më aktive është edhe Milani me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror. Sulmi i Rosonerëve po shfaq probleme të shumta këtë sezon […]

Gimenez bën gati valixhet, Milan transferon në janar bomberin e ri për 40 milionë euro

Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.

Mes skuadrave më aktive është edhe Milani me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror.

Sulmi i Rosonerëve po shfaq probleme të shumta këtë sezon me Gimenez dhe Nkunku që nuk po përmbushin pritshmëritë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan e ka gjetur bomberin e ri në Bundesligë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Jonathan Burkardt, i cili ka realizuar 9 gola në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Për të siguruar shërbimet e gjermanit, Milan do të duhet të paguaj 40 milionë euro.