Gjatë gjuetisë së paligjshme, nga pakujdesia e vranë edhe shokun e tyre

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj disa gjuetarëve, për vrasje nga pakujdesia” dhe “gjuetia e paligjshme”. Ata nuk kishin leje ditore për gjueti, transmeton Portalb.mk. “M.B., L.M. dhe G.K. janë mbajtur në Stacionin Policor – Radovish, ndërsa gjatë ditës do të paraqitet kallëzim penal ndaj M.B. nën dyshimin e kryerjes së […]

Gjatë gjuetisë së paligjshme, nga pakujdesia e vranë edhe shokun e tyre
Gjueti, gjuetar. Foto: 该图片由jacqueline macou在Pixabay上发布

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj disa gjuetarëve, për vrasje nga pakujdesia” dhe “gjuetia e paligjshme”. Ata nuk kishin leje ditore për gjueti, transmeton Portalb.mk.

“M.B., L.M. dhe G.K. janë mbajtur në Stacionin Policor – Radovish, ndërsa gjatë ditës do të paraqitet kallëzim penal ndaj M.B. nën dyshimin e kryerjes së veprës penale vrasje nga pakujdesia”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin arrestuar në lidhje me këtë rast.

Policia sqaroi që edhe ndaj tetë personave tjerë, sikurse edhe tre të dyshuarve për vrasje, është ngritën kallëzim penal për gjueti të paligjshme.

“Gjatë gjuetisë, në një moment, M.B. nga pushka e tij e gjuetisë, nga pakujdesia, ka krisur një herë dhe e ka goditur J.P. në zonën e barkut dhe dorës, kështu që M.J. dhe L.M. e kanë futur të lënduarin në automjet dhe janë nisur në drejtim të Ndihmës Urgjente Mjekësore – Radovish. Gjatë rrugës e kanë lajmëruar Ndihmën Urgjente Mjekësore dhe në vendin e quajtur “Çairet e Dedinës”, zonë në fshatin Dedinë, janë takuar me automjetin e ndihmës urgjente mjekësore, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e personit J.P.”, sqaroi Policia.

Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.