Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës. Ai ishte identifikuar si Jashar Jashari. Mirëpo, siç mësojnë mediat, i njëjti është gjetur pa shenja jete, po në Velani. Gjetja e trupit të pajetë është bërë nga


Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës.
Ai ishte identifikuar si Jashar Jashari. Mirëpo, siç mësojnë mediat, i njëjti është gjetur pa shenja jete, po në Velani.
Gjetja e trupit të pajetë është bërë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në bashkëpunim me FSK-në.
Vdekja e tij është e dyshimtë./Klankosova