Gjermania i kërkon BE-së të kufizojë hyrjen e diplomatëve rus
Gjermania propozon që BE-ja të kufizojë hyrjen e misioneve diplomatike ruse në Evropë në përgjigje të “kërcënimeve hibride” që supozohet se vijnë nga Federata Ruse, duke iu referuar një dokumenti të Ministrisë së Jashtme gjermane të shpërndarë mes zyrtarëve evropianë. Si shembull i një sulmi hibrid përmendet rasti i thyerjes së kabllove në Detin Baltik. […] The post Gjermania i kërkon BE-së të kufizojë hyrjen e diplomatëve rus appeared first on Albinfo.

Gjermania propozon që BE-ja të kufizojë hyrjen e misioneve diplomatike ruse në Evropë në përgjigje të “kërcënimeve hibride” që supozohet se vijnë nga Federata Ruse, duke iu referuar një dokumenti të Ministrisë së Jashtme gjermane të shpërndarë mes zyrtarëve evropianë.
Si shembull i një sulmi hibrid përmendet rasti i thyerjes së kabllove në Detin Baltik.
Në të njëjtën kohë, “Washington Post” shkroi se agjencitë perëndimore të inteligjencës, bazuar në rezultatet e hetimit, arritën në përfundimin se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Rusisë në dëmtimin e kabllove dhe se aksidentet janë shkaktuar nga gabimet e ekuipazheve të anijeve që kalojnë.
Gjermania gjithashtu dëshiron sanksione të reja kundër anijeve që dyshohet se janë të përfshira në transportin e burimeve energjetike ruse.
The post Gjermania i kërkon BE-së të kufizojë hyrjen e diplomatëve rus appeared first on Albinfo.