Gjykata e Posaçme rrëzon Mediun, 71 dëshmitarë në gjyq për “Gërdecin”, mes tyre dhe Shkëlzen Berisha
Sot është mbajtur seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen e Gërdecit. GJKKO pranon kërkesën e SPAK për të marrë në pyetje 71 dëshmitarë në gjyqin ndaj Fatmir Mediut, pavarësisht se mbrojtja e ish-ministrit kërkoi 90 dëshmitarë, ku përfshiheshin dhe personalitete të huaja. Ashtu siç u kërkua, GJKKO ka pranuar […] The post Gjykata e Posaçme rrëzon Mediun, 71 dëshmitarë në gjyq për “Gërdecin”, mes tyre dhe Shkëlzen Berisha appeared first on Newsbomb Albania.

Sot është mbajtur seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen e Gërdecit.
GJKKO pranon kërkesën e SPAK për të marrë në pyetje 71 dëshmitarë në gjyqin ndaj Fatmir Mediut, pavarësisht se mbrojtja e ish-ministrit kërkoi 90 dëshmitarë, ku përfshiheshin dhe personalitete të huaja. Ashtu siç u kërkua, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, duke thirrur djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha si dëshmitar për herë të parë.
Ndërsa përsa i përket familjarëve të viktimave të Gërdecit, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën për thirrjen e 12 dëshmitarëve, ku ndër to ishte i përfshirë edhe ish-kreu Bashkisë së Vorës, Ismaili. Seanca e radhës do të mbahet më 10 tetor, ku pritet të thirren për të dëshmuar 15 dëshmitarët e parë.
Ndërkohë, pas seancës, avokati i Mediut, Saimir Visha ka kritikuar faktin që gjykata nuk dha një vendim të prerë për riekspertimin dhe tha se çështja është kthyer në politike.
Sipas tij, të gjithë dëshmitarët e thirrur duhet të ishin pranuar, pasi kanë paraqitur arsyet për lidhjet e tyre me çështjen në fjalë.
“Në listën e dëshmitarëve kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për tu thirrur të gjithë subjektet për tu pyetur para gjykatës.
Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë, do duhej të kishte marrë këtë vendim sot. Arsyet përse kemi kërkuar ri inspektim, gjykata do duhej të kishte një arsyetim refuzues. Këtë nuk e bëri që për ne është një moment i veçantë i një subjektivizmi i pamerituar.
Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar ligjërisht të shprehet me pranim ose rrëzim. Të gjithë kanë pranuar të vijnë si dëshmitar. Roli politik i ministrit s’ka të bëjë me gjithësia i atribuohet atij nga pikëpamja penale“, tha Visha.
Pak javë më parë Mediu kërkoi që të merren në pyteje në lidhje me këtë çështje rreth 90 dëshmitarë, ndërsa SPAK kërkoi që të pyeten 52 dëshmitarë.
Mediu akuzohet për dy akuza të lidhura me “Shpërdorimin e detyrës” kryer në bashkëpunim.
Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.
Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.
Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”
The post Gjykata e Posaçme rrëzon Mediun, 71 dëshmitarë në gjyq për “Gërdecin”, mes tyre dhe Shkëlzen Berisha appeared first on Newsbomb Albania.