Balla përgëzon policinë: Siguri maksimale për ndeshjen Shqipëri-Çeki
Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i ka kushtuar një status në Facebook, Punës së Policisë së Shtetit në ndeshjen e djeshme Shqipëri-Çeki. “Meritojnë një përgëzim të madh 2300 punonjësit e policisë nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, të përfshira në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe festimeve, përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së […] The post Balla përgëzon policinë: Siguri maksimale për ndeshjen Shqipëri-Çeki appeared first on Newsbomb Albania.

Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i ka kushtuar një status në Facebook, Punës së Policisë së Shtetit në ndeshjen e djeshme Shqipëri-Çeki.
“Meritojnë një përgëzim të madh 2300 punonjësit e policisë nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, të përfshira në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe festimeve, përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke,” tha Balla.
Më tej, ai i ka shprehur mirënjohjen qytetarëve që i mirëkuptuan masate reja në stadiume.
Shumë mirënjohje qytetarëve që i mirëkuptuan masat e rrepta në këtë nivel të ri sigurie në stadiume, i cili mori dhe vlerësimin maksimal nga përfaqësuesit e UEFA, FSHF dhe Federata Çeke. Faleminderit djemve të kombëtares dhe trainerit për fitoren mbresëlënëse dhe historike,”shkoi Balla.
Kuqezinjtë arritën të mposhtin Republikën Çeke me shifrat 3-0, me Jasir Asanin i cili ishte i pari që iu dha shtysën drejt fitores. Fenomeni i ri i ekipit shqiptar ia doli sërish, njësoj si ndaj Polonisë.
I dyti që shkundi rrjetën ishte Taulant Seferi. Dy herë. Një herë në minutën e 51-të dhe të dytën në minutën e 73-të.
The post Balla përgëzon policinë: Siguri maksimale për ndeshjen Shqipëri-Çeki appeared first on Newsbomb Albania.