Gjykata e Tiranës dënon Egla Cenon për shpifje, akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim seksual
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore për shpifje aktoren Egla Ceno, për shkak të akuzave të saj publike ndaj moderatorit Saimir Kodra, se ky i fundit e kishte ngacmuar seksualisht. Sipas vendimit të gjykatës, Egla Ceno do të paguajë shpenzimet gjyqësore, por edhe do të duhet të bëjë publikimin e plotë të vendimit me shpenzimet […] The post Gjykata e Tiranës dënon Egla Cenon për shpifje, akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim seksual appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore për shpifje aktoren Egla Ceno, për shkak të akuzave të saj publike ndaj moderatorit Saimir Kodra, se ky i fundit e kishte ngacmuar seksualisht.
Sipas vendimit të gjykatës, Egla Ceno do të paguajë shpenzimet gjyqësore, por edhe do të duhet të bëjë publikimin e plotë të vendimit me shpenzimet e saj, brenda 15 ditëve nga momenti kur ky vendim merr formë të prerë.
NJOFTIM PËR SHTYP
Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të kërkesës penale me palë: viktimë akuzuese S.K., e akuzuar E.C. ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij gjykimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në emër të Republikës,
VENDOSI :
Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale të “Fyerja”, parashikuar nga neni 119/2 i K.Penal, në ngarkim të të akuzuarës E. C., pasi ndjekja penale për këtë vepër nuk mund të vazhdojë në referencë të nenit 328, pika 1, gërma ‘d’ dhe 387 të K.Pr.Penale.
Deklarimin fajtor të të akuzuarës E. C., për veprën penale të “Shpifja” e parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, në dëm të viktimës akuzuese Saimir Kodra dhe në bazë të neneve 30, paragrafi II dhe 43 të K.Penal, dënimin e saj me dënimin plotësues për publikimin e vendimit gjyqësor.
Publikimi i vendimit gjyqësor do të bëhet nga e akuzuara E. C., me shpenzimet e saj brenda 15 ditëve nga dita që vendimi merr formë të prerë.
Publikimi i vendimit do të bëhet tërësisht dhe do të qendrojë për tri ditë në Gazetën “Panorama”, në versionin print dhe online të saj.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të akuzuarës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
The post Gjykata e Tiranës dënon Egla Cenon për shpifje, akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim seksual appeared first on Ditar.al.