Gjykata i la në fuqi masën detyrim paraqitje, Qëndresa Qytetare kërkesë Manastirliut: Rektori Arben Gjata të pezullohet nga detyra

Gjykata e Posaçme e Apelimit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Arben Gjata, i akuzuar në dosjen e hetimit mbi koncesionin e sterilizimit. Pas këtij vendimi, Qëndresa Qytetare i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, ku kërkon pezullimin nga detyra të Rektorit pezullimin nga detyra të […] The post Gjykata i la në fuqi masën detyrim paraqitje, Qëndresa Qytetare kërkesë Manastirliut: Rektori Arben Gjata të pezullohet nga detyra appeared first on Ditar.al.

Gjykata i la në fuqi masën detyrim paraqitje, Qëndresa Qytetare kërkesë Manastirliut: Rektori Arben Gjata të pezullohet nga detyra

Gjykata e Posaçme e Apelimit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Arben Gjata, i akuzuar në dosjen e hetimit mbi koncesionin e sterilizimit.

Pas këtij vendimi, Qëndresa Qytetare i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, ku kërkon pezullimin nga detyra të Rektorit pezullimin nga detyra të Rektorit. Sipas tyre, pezullimi i rektorit do të jetë dëshmi e integritetit të institucionit, pasi një rast i tillë ka ndodhur në Shkodër, ku rektori i Universitetit të Shkodrës është pezulluar për shkak të hetimit për korrupsion nga Prokuroria e Rrethit Shkodër.

Kërkesa e Qëndresës Qytetare drejtuar Ministrisë së Arsimit:

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila ditën e sotme, 04/10/2023 la në fuqi masën e sigurimit detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre” për Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë Arben Gjata, i akuzuar në dosjen e hetimit mbi koncesionin e sterilizimit, Qëndresa Qytetare i kërkoi Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu pezullimin nga detyra të Rektorit të UMT pezullimin nga detyra të Rektorit.

Rektori i UMT është pjesë e hetimit nga Struktuara e Posacme kundër Krimit të Organizuar SPAK, dhe si rezultat i këtij hetimi sot ndodhen në arrest me burg Ish-zvministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro Ilir Rrapaj, dy persona të tjerë në arrest shtëpie dhe 4 persona në detyrim paraqitje.

QQ vlerëson se ky pezullim është i nevojshëm për të garantuar integritetin akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe integritetin e vendimmarrjes përgjatë kohës që z.Gjata vijon të jetë në drejtimin e UMT-së.

Pezullimi nga detyra i titullarëve të institucioneve të arsimit të lartë deri në përfundimin e cështjeve në gjykatë, në rastet e hetimit për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jo vetëm që është kopetencë Ministres së Arsimit e mbështetur në nenin 39, pika 10, të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë por tashmë edhe një standard i vendosur nga Minsitrat e Arsimit. Rasti më e fundit të Rektorit të Universitetit të Shkodrës, e cila është e pezulluar për shkak të hetimit për korrupsion nga Prokuroria e Rrethit Shkodër.

The post Gjykata i la në fuqi masën detyrim paraqitje, Qëndresa Qytetare kërkesë Manastirliut: Rektori Arben Gjata të pezullohet nga detyra appeared first on Ditar.al.