Gjykata Kushtetuese rrëzon ankesën e Naureda Llagamit, pritet betimi i Asim Vokshit para Presidentit
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e Naureda Llagamit, e cila kishte kërkuar kthimin për gjykim të çështjes në Gjykatën Administrative, ose shqyrtimin e saj nga vetë Gjykata Kushtetuese, të emërimit të Asim Vokshit në këtë institucion. Sipas Llagamit, ajo është fituesja legjitime e garës, pasi kishte marrë 9 vota, ose 3/5 e numrit që i […] The post Gjykata Kushtetuese rrëzon ankesën e Naureda Llagamit, pritet betimi i Asim Vokshit para Presidentit appeared first on Ditar.al.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e Naureda Llagamit, e cila kishte kërkuar kthimin për gjykim të çështjes në Gjykatën Administrative, ose shqyrtimin e saj nga vetë Gjykata Kushtetuese, të emërimit të Asim Vokshit në këtë institucion.
Sipas Llagamit, ajo është fituesja legjitime e garës, pasi kishte marrë 9 vota, ose 3/5 e numrit që i duhej për t’u zgjedhur gjyqtare në Kushtetuese, por 1 votë u shpall e pavlefshme pasi kishte dy shenja. Për pasojë, fitues u shpall Asim Vokshi.
Ky i fundit, tashmë është gati që të betohet para Presidentit Begaj dhe të marrë detyrën, si gjyqtari i ri i Kushtetueses.
Kujtojmë se ditët e fundit ka patur edhe shumë përplasje në media, pas disa lajmeve se Asim Vokshi ka shërbyer si bashkëpunëtor i SHISH, por vetë gjyqtari i hodhi poshtë të gjitha këto lajme.
The post Gjykata Kushtetuese rrëzon ankesën e Naureda Llagamit, pritet betimi i Asim Vokshit para Presidentit appeared first on Ditar.al.
