I arrestuar një vit më parë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. I arrestuar prej një viti, ish-presidenti i vendit do të vijoj të qëndrojë në burg, pavarëisht kërkesave të tij për liri. Në gusht të këtij viti, SPAK përfundoi hetimet dhe […] The post I arrestuar një vit më parë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën appeared first on Ditar.al.

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
I arrestuar prej një viti, ish-presidenti i vendit do të vijoj të qëndrojë në burg, pavarëisht kërkesave të tij për liri.
Në gusht të këtij viti, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
SPAK njofton se ndaj Metës dhe Kryemadhit rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Pjesë e kësaj dosje janë edhe Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, të dyja të akuzuara për pastrim parash.
Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.
The post I arrestuar një vit më parë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën appeared first on Ditar.al.