Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim çështjen ndaj ish-kryetarit të Kushtetueses

Gjykata e Lartë ka vendosur për të kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u dënua me 6 muaj për fshehje pasurie, por dënimi iu konvertua në shërbim prove. Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin […] The post Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim çështjen ndaj ish-kryetarit të Kushtetueses appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim çështjen ndaj ish-kryetarit të Kushtetueses

Gjykata e Lartë ka vendosur për të kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u dënua me 6 muaj për fshehje pasurie, por dënimi iu konvertua në shërbim prove.

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me çështjen ndaj Bashkim Dedjas, dhe rigjykimin me një tjetër trupë gjykuese.

Kujtojmë se Bashkim Dedja e kaloi shkallen e parë të Vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.

SPAK nisi hetimet ndaj Dedjas në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. 

Bashkim Dedja ishte rasti i parë i një ish-gjyqtari të shkarkuar nga procesi i vettingut që dënohej nga GJKKO.

The post Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim çështjen ndaj ish-kryetarit të Kushtetueses appeared first on Ditar.al.