VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit mafioz në Rinas, autori i afrohet Gilmando Danit dhe e qëllon me breshëri

Janë publikuar momentet e rënda të ekzekutimit të Gilmando Danit dhe plagosjes së Muçi Sheljanit një ditë më parë në afërsi të Rinasit. Në pamjet e publikuara nga Shteg.org, e gjithë ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë. Autori zbret nga makina tip “Toyota” dhe afrohet në krahun e pasagjerit të mjetit tip […] The post VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit mafioz në Rinas, autori i afrohet Gilmando Danit dhe e qëllon me breshëri appeared first on Ditar.al.

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit mafioz në Rinas, autori i afrohet Gilmando Danit dhe e qëllon me breshëri

Janë publikuar momentet e rënda të ekzekutimit të Gilmando Danit dhe plagosjes së Muçi Sheljanit një ditë më parë në afërsi të Rinasit.

Në pamjet e publikuara nga Shteg.org, e gjithë ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë.

Autori zbret nga makina tip “Toyota” dhe afrohet në krahun e pasagjerit të mjetit tip “Benz” ku ndodhet Gilmando Dani, duke e qëlluar me breshëri plumbash, të cilat do t’i merrnin jetën. Më pas dëgjohet edhe një breshëri automatiku drejt makinës.

Plumbat kapën edhe drejtuesin e mjetit, Muçi Sheljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Më pas makina e autorëve largohet me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ku më pas mjeti u gjet i djegur. Brenda Toyota-s u gjetën edhe 4 armë zjarri.

Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar për krimin e rëndë, që ndodhi në një prej zonave më me lëvizje, kjo edhe për shkak të afërsisë me aeroportin.

The post VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit mafioz në Rinas, autori i afrohet Gilmando Danit dhe e qëllon me breshëri appeared first on Ditar.al.