Gjykata rrëzon kërkesën e qeverisë Kurti: Klan Kosova nuk do të mbyllet!

Welcome to Kosova Today

Gjykata e Kosovës ka rrëzuar kërkesën e qeverisë së Albin Kurti lidhur me mbylljen e televizionit Klan Kosova. Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se Gjykata Komerciale e Kosovës ka anuluar vendimin e qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij televizioni. Në vendimin e Gjykatës që mban datën 13 mars dhe u publikua ditën […]

Gjykata rrëzon kërkesën e qeverisë Kurti: Klan Kosova nuk do të mbyllet!

Gjykata e Kosovës ka rrëzuar kërkesën e qeverisë së Albin Kurti lidhur me mbylljen e televizionit Klan Kosova. Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se Gjykata Komerciale e Kosovës ka anuluar vendimin e qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij televizioni.

Në vendimin e Gjykatës që mban datën 13 mars dhe u publikua ditën e hënë thuhet se: “miratohet në tërësi si e bazuar kërkesëpadia e paditësit “Klan Kosova”. Anulohen vendimi datës 28 korrik 2023 i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimi 14 qershor 2023 i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë. Ky aktgjykim i zëvendëson aktet e anuluara dhe ka karakter detyrues”.

Ministria më herët tha se në regjistrimin e biznesit shkruan “Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”, duke theksuar se “nuk lejohet regjistrimi i një biznesi ku vendbanimi është në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Më pas, më 21 qershor, televizioni Klan Kosova paraqiti dokumentet e plotësuara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e cila po atë ditë shfuqizoi vendimin për pezullimin e certifikatës. Por një ditë më pas vendimi u rikthye duke bërë që Klan Kosova të dërgojë ankesë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve.

Me 28 korrik ky Komision vendosi ta hedhë poshtë ankesën Klan Kosovës dhe ta konfirmojë përfundimisht pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij televizioni.

Klan Kosova dërgoi çështjen në Gjykatën Komerciale e cila me 3 gusht vendosi shtyrjen e zbatimit të vendimit të qeverisë duke shmangur mbylljen e televizionit deri në një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Gjykata vendosi përfundimisht që të rrëzojë kërkesën e qeverisë Kurti për mbylljen e këtij televizioni.