“Gjyshja ime serbe i ka palu 10 shqiptare”, familja e Sasës reagojnë pas deklaratës së saj në Big
Familja e banores së Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka reaguar me një deklaratë të detajuar për publikun, pas shprehjes së saj të bërë mbrëmë në lidhje me gjyshen. Familja thekson se shprehja e përdorur nga Sasa ishte e pasaktë dhe e papranueshme, duke mos reflektuar vlerat e familjes dhe as realitetin. “E vërteta […]


Familja e banores së Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka reaguar me një deklaratë të detajuar për publikun, pas shprehjes së saj të bërë mbrëmë në lidhje me gjyshen.
Familja thekson se shprehja e përdorur nga Sasa ishte e pasaktë dhe e papranueshme, duke mos reflektuar vlerat e familjes dhe as realitetin.
“E vërteta është se gjyshja e tyre, pavarësisht prejardhjes, ka qenë një grua me zemër të madhe, e cila i ka shërbyer njerëzve me humanizëm,” theksojnë familjarët.
“Në kohë të vështira të luftës, ajo ka ndihmuar shumë familje në nevojë, duke ndarë bukë, ofruar strehë dhe mbështetje, dhe njihet në të gjithë qytetin si një shembull i vlerave njerëzore”, thuhet tutje.
Kjo është deklarata e plotë.
DEKLARATË PËR PUBLIKUN
Duam të sqarojmë një keqkuptim të rëndë që ka dalë nga një deklaratë e gabuar e bërë prej Sasës mbrëmë, lidhur me gjyshen e saj.
Në një moment të papërshtatshëm dhe nën presion emocional ka përdorur një shprehje të pasaktë dhe të papranueshme, e cila nuk reflekton aspak realitetin dhe as vlerat e familjes tonë.
E vërteta është se nëna dhe gjyshja jonë, pavarësisht prejardhjes së saj, ka qenë një grua që i ka shërbyer njerëzve me zemër të madhe. Në kohë të vështira të luftës, ajo ka ndihmuar shumë familje në nevojë, ka ndarë bukë, ka ofruar strehë dhe mbështetje, dhe është e njohur nga i gjithë qyteti për humanizmin e saj. Asnjëherë nuk ka bërë ndonjë veprim që cenon dinjitetin apo jetën e kujtdo, përkundrazi ka qenë një shembull i vlerave njerëzore.
Deklarata e Sasës është keqkuptuar dhe kjo po shihet nga opinionet e qytetarëve dhe po tentojnë të prekin zemrat e shumë njerëzve duke i dhënë kahje tjetër deklaratës saj.
Përgjegjësia jonë është të vendosim të vërtetën në vend dhe të mos lejojmë që një fjali e gabuar të njollosë reputacionin e një gruaje që ka bërë vetëm mirë dhe për këtë mund të flasin njerëzit që e kanë njohur. Kurse humanizmi i saj është përcjellë edhe te Sasa të cilën poashtu njerëzit e njohin shumë mirë.
Shprehja ‘paloj 10 shqiptare’ ka qenë e thënë në kuptimin se gjyshja jonë ka pasur vlera sa dhjetë shqiptare, e jo në ndonjë kuptim tjetër të gabuar.
Shpresojmë që ky sqarim të heq çdo keqkuptim dhe të rikthej respektin për figurën e saj, ashtu siç ajo realisht e ka merituar.
Me respekt familja e Sasës.
