Gold AG reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Shpat Kasapi ka ndërruar jetë sot (e mërkurë) në moshën 40 vjeçare. Ai u nda papritur nga jeta, derisa u tha se përjetoi një sulm në zemër. Lajmi për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur skenën muzikore. Gold AG ka reaguar duke shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut dhe të kolegut të […]

Gold AG reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Shpat Kasapi ka ndërruar jetë sot (e mërkurë) në moshën 40 vjeçare.

Ai u nda papritur nga jeta, derisa u tha se përjetoi një sulm në zemër.

Lajmi për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur skenën muzikore.

Gold AG ka reaguar duke shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut dhe të kolegut të tij.

“Euuu Shpat bree, Allahu të mëshiroftë vëlla”, kanë qenë fjalët e Arian Agushit.

I ndjeri ka lënë pas vetes një karrierë të gjatë muzikore e me përplot hite.

Gjithashtu, sa i përket jetës private ka një djalë me ish-partneren Selvije Jao.