Grenell: Rasti i Thaçit nuk është drejtësi, pas lirimit t’i padisë të gjithë të Hagës në gjykatë amerikane
I dërguari special për Misione të Veçanta i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka lëshuar kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë në Evropë, duke e cilësuar atë si “brutal” dhe “të drejtuar nga elitat”. Në një postim në platformën X, Grenell është ndalur te rasti i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili […]
 
                                

I dërguari special për Misione të Veçanta i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka lëshuar kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë në Evropë, duke e cilësuar atë si “brutal” dhe “të drejtuar nga elitat”.
Në një postim në platformën X, Grenell është ndalur te rasti i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet tash e pesë vjet në paraburgim në Hagë, pa një vendim gjyqësor përfundimtar.
“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që qëndrojnë rehatshëm të heshtur, ndërsa Haga mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vite pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat edhe disa vite të tjera.”, ka shkruar Grenell.
Ai ka theksuar se kjo situatë nuk përfaqëson drejtësi dhe ka sugjeruar që askush të mos marrë më “këshilla juridike nga Evropa”.
“Është një sistem brutal dhe arkaik, i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla juridike nga një evropian.” , ka shtuar ai.
Në përfundim të reagimit, Grenell ka shprehur shpresën që Thaçi, pas lirimit, “t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane”.
“Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane kur të lirohet – në fund të fundit, janë paratë e taksapaguesve amerikanë.” ,ka përfunduar ai.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  