“Gruaja kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash”, detaje nga rasti tragjik në Grykën e Rugovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grykën e Rugovës, ku një qytetare humbi jetën pasi ra në një greminë të thellë. Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), i cili ka dhënë detaje për aksidentin tragjik. Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e shpëtimit janë alarmuar nga kalimtarë që kishin vërejtur se […] The post “Gruaja kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash”, detaje nga rasti tragjik në Grykën e Rugovës appeared first on ATV.

“Gruaja kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash”, detaje nga rasti tragjik në Grykën e Rugovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grykën e Rugovës, ku një qytetare humbi jetën pasi ra në një greminë të thellë. Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), i cili ka dhënë detaje për aksidentin tragjik.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e shpëtimit janë alarmuar nga kalimtarë që kishin vërejtur se një person kishte rënë nga skaji i rrugës Pejë–Rugovë, në afërsi të vendit të njohur si “i 7-ti”.

“Me datën 25.10.2025 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka pranuar një thirrje nga kalimtarë në Grykën e Rugovës për një aksident. Dyshohej se një qytetare kishte rënë në një greminë me lartësi rreth 50 metra në skajin e rrugës Pejë–Rugovë (M9), saktësisht te lokacioni i njohur si ‘i 7-ti’. Ekipet e shërbimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes brenda disa minutash dhe menjëherë e kanë lokalizuar viktimën. Për fat të keq, viktima është gjetur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

Autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor apelon për kujdes të shtuar të qytetarëve gjatë lëvizjeve në terrene malore.

The post “Gruaja kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash”, detaje nga rasti tragjik në Grykën e Rugovës appeared first on ATV.