Hajdari pas ngritjes së aktakuzës: Ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre për sigurimin e rezervës shtetërore

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari. Kështu ka konfirmuar ministrja Hajdari, e cila ka thënë se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e Rezervave Shtetërore. Ajo ka thënë se ndihet krenare për punën që ka bërë si ministre në rastin për Rezervat Shtetërore. Postimi […] The post Hajdari pas ngritjes së aktakuzës: Ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre për sigurimin e rezervës shtetërore appeared first on ATV.

Hajdari pas ngritjes së aktakuzës: Ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre për sigurimin e rezervës shtetërore

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kështu ka konfirmuar ministrja Hajdari, e cila ka thënë se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e Rezervave Shtetërore.

Ajo ka thënë se ndihet krenare për punën që ka bërë si ministre në rastin për Rezervat Shtetërore.

Postimi i saj:

Të nderuar qytetarë,

Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.

Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.

Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

The post Hajdari pas ngritjes së aktakuzës: Ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre për sigurimin e rezervës shtetërore appeared first on ATV.