Haradinaj: Shkumba paska marr drejtim tjetër, shpresoj se nuk do të zhgënjehet
Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik. Haradinaj ka thënë se shpreson që nuk do të zhgënjehet me largimin nga partia, teksa ka shtuar se AAK-ja në Deçan vazhdon me fituesin, Bashkim Ramosaj. “Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe

Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik.
Haradinaj ka thënë se shpreson që nuk do të zhgënjehet me largimin nga partia, teksa ka shtuar se AAK-ja në Deçan vazhdon me fituesin, Bashkim Ramosaj.
“Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.
Ish-deputeti, i cili nuk ishte pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, ka bërë të ditur se nesër do të hapen dyert e një subjekti të ri politik, të cilin e ka formuar vetë.
Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Demaliaj tha se emri i partisë së re do të jetë Iniciativa Qytetare – Demokracia.
Sipas Demliajt, kjo nismë u drejtohet specifikisht qytetarëve të Deçanit.
Demaliaj pritet të garojë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.