Hasanaj paralajmëron pjesëmarrje masive në protestën kundër rritjes së çmimit të rrymës
Luan Hasanaj, njëri prej organizatorëve të fushatës “Asnjë cent më shumë”, ka njoftuar se protesta e 11 prillit do të jetë një vazhdim i protestës së parë. ‘’Po, protesta do të zhvillohet sërish. Protesta e radhës është caktuar për ditën e premte, më 11 prill, në ora 12:00, duke nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe

Luan Hasanaj, njëri prej organizatorëve të fushatës “Asnjë cent më shumë”, ka njoftuar se protesta e 11 prillit do të jetë një vazhdim i protestës së parë.
‘’Po, protesta do të zhvillohet sërish. Protesta e radhës është caktuar për ditën e premte, më 11 prill, në ora 12:00, duke nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe duke marshuar drejt Zyrës së Rregullatorit për Energji’’, tha Hasanaj për FrontOnline.
Ai shtoi se protesta e parë ka treguar që qytetarët janë të vetëdijshëm për pasojat e kësaj rritje dhe presin një pjesëmarrje edhe më të madhe këtë herë.
‘’Vendimi i propozuar për rritjen e çmimit të energjisë mbetet i papranueshëm për shumë qytetarë, dhe për këtë arsye kemi vendosur ta vazhdojmë kundërshtimin në mënyrë demokratike e paqësore. Po, presim pjesëmarrje të madhe. Protesta e parë tregoi se qytetarët janë të vetëdijshëm ndaj pasojave që sjell kjo rritje. Këtë herë presim edhe më shumë njerëz, jo vetëm nga Prishtina, por edhe nga komunat e tjera’’, deklaroi ai.
Ai shprehu shpresën që, përmes kësaj proteste të dytë, ZRrE do të reflektojë dhe do të pezullojë marrjen e vendimit.
‘Shpresa jonë është që përmes kësaj proteste të dytë, ZRrE të reflektojë dhe të pezullojë marrjen e vendimit deri në zhvillimin e një debati real, transparent dhe gjithëpërfshirës’’, përfundoi Hasanaj.