Haxhiu ia kujton opozitës që thonin se Konjufca është figurë unifikuese: T’i thërrasin mendjes
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që ta votojnë Glauk Konjufcën, duke ua përmendur qëndrimet e tyre që patën karshi tij e që thonin se figura e tij është unifikuese. Haxhiu, para seancës për mandatarin tha se opozita e ka momentin ta thërras mendjen e të reflektojë. “Buxheti i


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që ta votojnë Glauk Konjufcën, duke ua përmendur qëndrimet e tyre që patën karshi tij e që thonin se figura e tij është unifikuese. Haxhiu, para seancës për mandatarin tha se opozita e ka momentin ta thërras mendjen e të reflektojë.
“Buxheti i shtetit nuk është buxheti i kryeministrit Kurti, ai është proceduar nga Qeveria në detyrë në përputhje me Ligjin për Qeverinë, është buxhet i qytetarëve Kosovës dhe arrin shifrën si kurrë më parë rreth 4 miliardë euro por edhe përkundër kësaj këta janë në gjendje ta futin vendin në krizë sociale. T’i lënë qytetarët pa paga, t’i lënë pensionistët pa pensione, të lënë shumë familje pa ndihmën sociale, policinë dhe gjithë sektorët tjerë vetëm për shkak të inateve që kanë me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë e di që ju e dini cilat janë mendimet e mia për opozitën, por sot i bëjë lutje që të kenë qasje pozitive dhe ta mendojnë interesin e shtetit dhe të jenë në seancë për të votuar dokument por edhe tash kemi votimin e mandatarit”, tha ajo.
Ajo tha se VV bëri kompromisin më të madh dhe personin më të votuar në hsitorinë e Kosovës, Albin Kurtin. “Glauk Konjufca është personi i dytë më i votuar. Ju i dini edhe qëndrimet e opozitës për Konjufcën dhe përherë e kanë përmend si person unifikues. Prandaj sot është momenti t’i japin mbështetje Konjufcës. Nuk kemi pse të shkojna në dy palë zgjedhje për një kohë shumë të shkurtër, dhe të shkojmë në zgjedhje nëse nuk dakordohemi për emrin e presidentes. Le ta thërrasin mendjen e të reflektojnë…meqenëse ne kemi bërë kompromisin më të madh, personin më të votuar, pra Albin Kurtin që është personi më i votuar, prandaj se duhet të bëjnë lëvizje”, tha ajo./EO

