“Herët Shpat, shumë herët” – Ahmeti, Kurti dhe Meidani shprehin ngushëllime për Shpat Kasapin

Kanë vazhduar reagimet pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, njofton TV21. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Shpati iku shumë herët. “Herët Shpat, shumë herët Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta në moshë kaq […] The post “Herët Shpat, shumë herët” – Ahmeti, Kurti dhe Meidani shprehin ngushëllime për Shpat Kasapin appeared first on InfoShqip.com.

“Herët Shpat, shumë herët” – Ahmeti, Kurti dhe Meidani shprehin ngushëllime për Shpat Kasapin

Kanë vazhduar reagimet pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, njofton TV21.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Shpati iku shumë herët.

“Herët Shpat, shumë herët
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta në moshë kaq të re”, shkruan Ahmeti.

Ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Telegrami i plotë:

E nderuar familja Kasapi,

Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte.

Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm.

Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje.

Me respekt të thellë,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Ndërkaq ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani shkruan:

“Lamtumirë, Shpat, lamtumirë shok!
Koha u ndal për ty sot, por muzika jote do të vazhdojë të jetojë”, shkruan Meidani.

The post “Herët Shpat, shumë herët” – Ahmeti, Kurti dhe Meidani shprehin ngushëllime për Shpat Kasapin appeared first on InfoShqip.com.