Hetimet për 21 janarin, SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës
Ish-kryeministri, Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të premte në SPAK ku do të merret në pyetje lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po bën për 21 Janarin e vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Mësohet se Berisha është thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe SPAk i ka dërguar […] The post Hetimet për 21 janarin, SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës appeared first on Ditar.al.
Ish-kryeministri, Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të premte në SPAK ku do të merret në pyetje lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po bën për 21 Janarin e vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Mësohet se Berisha është thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe SPAk i ka dërguar fletëthirrjen për tu paraqitur më datë 14 nëntor, ora 10:00.
Fletëthirrja i është dërguar në 3 adresa, në banesën e tij, në Kuvend, si edhe në selinë e Partisë Demokratike.
Kujtojmë se një javë më parë, ishte ish-kreu i PD, Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm, i cili u pyet për një orë nga prokurorët e SPAK për 21 janarin.
Hetimet për 21 Janarin janë në duart e SPAK, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti krim shtetëror.
Gjykata e Strasburgut konstatoi gjithashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e asaj kohe dhe konkretisht nga kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimi të përfshinte komandantët e Gardës së Republikës, jo vetëm oficerët që hapën zjarr.
Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj ishin 4 qytetarët që humbën jetën në 21 Janar të 2011-ës, ndërsa familjarët e tyre kërkojnë ende drejtësi.
Kujtojmë se 4 viktimat mbajnë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. E përgjatë këtyre viteve, familjarë, të afërm, si dhe politika bëjnë homazhe në Bulevard, ndërsa vendosin lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit.
The post Hetimet për 21 janarin, SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës appeared first on Ditar.al.
