Mbi 1 orë në SPAK për 21 Janarin, Basha enigmatik me gazetarët: Duhet të ruaj sekretin hetimor

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qëndruar mbi 1 orë në ambientet e SPAK, ku është pyetur në lidhje me 21 Janarin. Në dalje të tij, ai u prit nga gazetarët, të cilët e pyetën rreth arsyes së përse ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Ai nuk u ndal gjatë pavarësisht interesit të gazetarëve, […] The post Mbi 1 orë në SPAK për 21 Janarin, Basha enigmatik me gazetarët: Duhet të ruaj sekretin hetimor appeared first on Ditar.al.

Mbi 1 orë në SPAK për 21 Janarin, Basha enigmatik me gazetarët: Duhet të ruaj sekretin hetimor

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qëndruar mbi 1 orë në ambientet e SPAK, ku është pyetur në lidhje me 21 Janarin.

Në dalje të tij, ai u prit nga gazetarët, të cilët e pyetën rreth arsyes së përse ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Ai nuk u ndal gjatë pavarësisht interesit të gazetarëve, por tha se do të ruaj sekretin hetimor dhe se deklaroi para prokurorëve të posaçëm gjithçka që ai kishte dijeni.

“Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje që është në hetim. Informacionin se për cilën çështje jam thirrur, ju lus ta merrnin te institucioni sepse ligjërisht duhet të respektoj sekretin hetimor. Kaq kam për këtë çështje, ndoshta iu ka marr malli për konferencë për shtyp, por duhet të prisni edhe pak. Konferencën për shtyp një herë tjetër”, është shprehur Basha shkurtimisht për mediat.

Basha është thirrur në SPAK nga prokurori Alfred Shehu në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet që lidhen 21 Janarin, kohë kur ai mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj ishin 4 qytetarët që humbën jetën në 21 Janar të 2011-ës, ndërsa familjarët e tyre kërkojnë ende drejtësi.

Kujtojmë se 4 viktimat mbajnë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. E përgjatë këtyre viteve, familjarë, të afërm, si dhe politika bëjnë homazhe në Bulevard, ndërsa vendosin lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit.

The post Mbi 1 orë në SPAK për 21 Janarin, Basha enigmatik me gazetarët: Duhet të ruaj sekretin hetimor appeared first on Ditar.al.