Hominidi 1.5 milion vjeçar ‘Paranthropus boisei’ kishte ngjashmeri me njeriun e sotëm
Nga Gazeta “SI”- Një studim i kryer nga paleoantropologia Carrie Mongle nga Universiteti i Stony Brook dhe kolegët e saj tregon se Paranthropus boisei, një hominid 1.5 milion vjeçar, mund të kishte pasur një kapje të ngjashme me atë të njeriut, duke qenë i aftë të përdorte mjete bazike për prerje dhe rrahje. Fosilet e […] The post Hominidi 1.5 milion vjeçar ‘Paranthropus boisei’ kishte ngjashmeri me njeriun e sotëm appeared first on Gazeta Si.

Nga Gazeta “SI”- Një studim i kryer nga paleoantropologia Carrie Mongle nga Universiteti i Stony Brook dhe kolegët e saj tregon se Paranthropus boisei, një hominid 1.5 milion vjeçar, mund të kishte pasur një kapje të ngjashme me atë të njeriut, duke qenë i aftë të përdorte mjete bazike për prerje dhe rrahje.
Fosilet e studiuara, përveç fragmenteve të kafkës, përfshijnë pjesë të nofullës, dhëmbë dhe kocka të dorës dhe të kyçit, të cilat u zbuluan pranë Liqenit Turkana në Kenia gjatë viteve 2019 dhe 2021.
Mongle shpjegon se gishti i madh dhe gishtat e tjerë të individit do të mund të kryenin një lëvizje të ngjashme me kapjen e njeriut. Sidoqoftë, tiparet e ngjashme me gorillën të vërejtura në fosile sugjerojnë se P. boisei kishte gjithashtu një kapje të fuqishme, e dobishme për manipulimin e bimëve të forta të ngrënshme. Megjithatë, gishet e dorës dhe të këmbës nuk ishin të përkulura si ato të majmunëve modernë që ngjiten në pemë.
Thomas Cody Prang nga Universiteti i Washingtonit në St. Louis thekson se nuk është e qartë se si ecte ky hominid.
“P. boisei mund të përkulte gishtin e madh të këmbës lart gjatë ecjes, një lëvizje e rëndësishme që përdor këmbë e njeriut kur shtyn tokën. Sidoqoftë, gishti i madh ishte më i shkurtër se ai i njeriut modern, që tregon se lëvizja e shtytjes gjatë ecjes ishte më pak efikase ” shpjegon ai.
Burimi: Archaeology Magazine
The post Hominidi 1.5 milion vjeçar ‘Paranthropus boisei’ kishte ngjashmeri me njeriun e sotëm appeared first on Gazeta Si.