Cyrihu rritet falë ardhjes së shtetasve të huaj

Cyrihu rritet falë ardhjes së shtetasve të huaj

Popullsia e Cyrihut vazhdon të rritet falë ardhjes së shtetasve të huaj, megjithëse shumë banorë po zhvendosen drejt komunave dhe kantoneve të tjera.

Sipas një studimi të bankës UBS, gjatë viteve 2021–2025, mbi 21.500 banorë janë larguar nga qyteti.

Ndër arsyet kryesore të këtij largimi janë mungesa e banesave dhe qiratë e larta, të cilat i shtyjnë qytetarët të kërkojnë mundësi banimi jashtë Cyrihut, raporton The Local Switzerland, transmeton albinfo.ch.

Në të njëjtën periudhë, në qytet janë vendosur afro 38.000 shtetas të huaj. Ardhjet nga jashtë kanë kompensuar largimet, duke bërë që numri i përgjithshëm i banorëve të vazhdojë të rritet.

The post Cyrihu rritet falë ardhjes së shtetasve të huaj appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.