Hykmete Bajrami mirëpret Adelina Thaçin në LDK: Grua e fuqishme dhe profesioniste e jashtëzakonshme
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka mirëpritur në parti këngëtaren Adelina Thaçi – Meta. “Grua e fuqishme, profesioniste e jashtëzakonshme, profesoreshë e nderuar dhe këngëtare-soprano e njohur. Mirë se erdhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Adelina Thaçi-Meta, na priftë e mbara”, shkruan Bajrami. Këngëtarja Thaçi, të premten ka zyrtarizuar anëtarësimin në Lidhjen


Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka mirëpritur në parti këngëtaren Adelina Thaçi – Meta.
“Grua e fuqishme, profesioniste e jashtëzakonshme, profesoreshë e nderuar dhe këngëtare-soprano e njohur. Mirë se erdhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Adelina Thaçi-Meta, na priftë e mbara”, shkruan Bajrami.
Këngëtarja Thaçi, të premten ka zyrtarizuar anëtarësimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

