I akuzuari për spiunazh Bedri Shabani në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërpritet seanca
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u ndërpre për 20 minuta seanca gjyqësore në rastin ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit. Arsyeja e kësaj ndërprerje ishte gjendja shëndetësore e të akuzuarit Shabani, pasi trupi gjykues u njoftua se nuk është mirë me shëndet. Siç shkruan Betimi për Drejtësi, kryetari Rrahman Beqiri


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u ndërpre për 20 minuta seanca gjyqësore në rastin ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit.
Arsyeja e kësaj ndërprerje ishte gjendja shëndetësore e të akuzuarit Shabani, pasi trupi gjykues u njoftua se nuk është mirë me shëndet.
Siç shkruan Betimi për Drejtësi, kryetari Rrahman Beqiri njoftoi se nga Njësia e Transportit janë njoftuar se i akuzuari Shabani është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Njësia e Transportit kanë njoftuar se Shabani është dërguar për vizitë tek doktori brenda burgut dhe ka marrë terapi, andaj është në mbikëqyrje të mjekëve çdo 30 minuta.
Vetë i akuzuari Bedri Shabani tha se nuk është në gjendje të vazhdojë me seancë.
Për këtë, trupi gjykues u tërhoq për pak minuta dhe më pas vendosi që të ndërpritet për 20 minuta.
Gjykatësi Beqiri tha se Gjykata do të kontaktojë menjëherë me Shërbimin Korrektues për të marrë informacione mbi gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Shabani.
Ai tha se varësisht nga raporti që do të dorëzojë Shërbimi Korrektuesm Gjykata do të procedojë me seancë.
Seanca pritet të vazhdojë në ora 10:00.

