“I dashur Visi, do të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime”, mesazhet që Balluku i çonte Evis Berberit para se ta bënte drejtor të ARRSH-së
Zv.kryeministrja, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi janë 2 mes të pandehurve sa i takon aferës së tunelit të Llogarasë. Telefoni i Berberit, “Blackberry” ka qenë si një “minierë ari” për prokurorët e SPAK, të cilët kanë zbardhur komunikimet mes tij dhe numrit dy të qeverisë, ku […] The post “I dashur Visi, do të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime”, mesazhet që Balluku i çonte Evis Berberit para se ta bënte drejtor të ARRSH-së appeared first on Ditar.al.
Zv.kryeministrja, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi janë 2 mes të pandehurve sa i takon aferës së tunelit të Llogarasë.
Telefoni i Berberit, “Blackberry” ka qenë si një “minierë ari” për prokurorët e SPAK, të cilët kanë zbardhur komunikimet mes tij dhe numrit dy të qeverisë, ku tregohen se si u manipulua tenderi për tunelin e Llogarasë.
Ndërkohë janë zbardhur edhe mesazhet që Balluku i ka dërguar Berberit, para se ta caktonte në krye të ARRSH-së, duke treguar konsideratën e madhe për të.
“I dashur Visi, unë do të të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime”- i shkruan Balluku, Evis Berberit, duke shtuar se nëse do të dështonte, do të ishte një goditje e madhe për të. Por Berberi ia kthen se nuk do e zhgënjej në detyrën e re që iu besua nga Balluku.
“I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and downs shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen përqark nesh. Në rast se do të dështojë në këtë detyrë të re, të siguroj që do ishte një goditje e madhe për mua dhe dështimi ka të bëjë me punët, deadlines dhe deri te marrëdhëniet me njerëzit dhe fjalët që do qarkullojnë. Dua ta marrësh shumë seriozisht, dua të reflektosh mbi të dhe e hëna të jetë një stage i ri i jetës tënde profesionale. Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin”.
Në orën 15:03, Evis Berberi:
“Faleminderit. Më ke vlerësuar gjithmonë më shumë sesa kam pasur mundësi ta kthej. Nuk do të zhgënjej, përkundrazi.”
Në lidhje me komunikimin e mësipërm, rezulton se në datën 31.05.2021, shtetasi Evis Berberi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
The post “I dashur Visi, do të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime”, mesazhet që Balluku i çonte Evis Berberit para se ta bënte drejtor të ARRSH-së appeared first on Ditar.al.
