I dashuri misterioz i Danjës, foto virale që po qarkullon në rrjet
Që prej hyrjes së Danjës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, të gjithë e kemi pasur një kuriozitet: Kush është i dashuri i saj? Epo dhe ky kuriozitet i shtuar çdo ditë e më shumë ka qenë për “faj” të bukuroshes bionde e cila deri më tani nuk nguron pa përmendur në asnjë moment partnerin […]

Që prej hyrjes së Danjës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, të gjithë e kemi pasur një kuriozitet: Kush është i dashuri i saj?
Epo dhe ky kuriozitet i shtuar çdo ditë e më shumë ka qenë për “faj” të bukuroshes bionde e cila deri më tani nuk nguron pa përmendur në asnjë moment partnerin e saj jashtë shtëpisë dhe se sa shumë e do.
E së fundmi, nëpër rrjetet sociale po qarkullon një foto ku modelja Danja Koka shihet krah një mashkulli, pikërisht Redin Xheli, duke ngritur dyshime se ai është “mashkulli misterioz” që i ka “vjedhur zemrën” Danjës.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Danja ka deklaruar se është në një lidhje dhe se ndihet shumë e lumtur. Kjo ka rritur edhe më shumë kureshtjen e publikut, nëse është Redini i dashuri i saj apo bëhet fjalë për një person tjetër?, shkruan Newsbomb.al
Kjo mbetet ende e paqartë, ndërsa fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Fansat po presin me kureshtje nëse Danja do të japë një shpjegim për këtë pas daljes nga shtëpia.