I thyen shishen e qelqit në fytyrë modeles, Gjykata dënon dy motrat Berisha

Gjykata e Tiranës ka dënuar dy motrat, Mariela dhe Antonela Berisha, të cilat akuzohen për dhunën ndaj Klea Prengës, ngjarje e ndodhur një vit më parë në një restorant në Tiranë. Gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite burg Mariela Berishën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 2 vite burg. […] The post I thyen shishen e qelqit në fytyrë modeles, Gjykata dënon dy motrat Berisha appeared first on Ditar.al.

I thyen shishen e qelqit në fytyrë modeles, Gjykata dënon dy motrat Berisha

Gjykata e Tiranës ka dënuar dy motrat, Mariela dhe Antonela Berisha, të cilat akuzohen për dhunën ndaj Klea Prengës, ngjarje e ndodhur një vit më parë në një restorant në Tiranë.

Gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite burg Mariela Berishën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 2 vite burg.

Ndërkohë për Antonela Berishës, Gjykata caktoi 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Kujtojmë se dy motrat u arratisën pas ngjarjes, ndërsa u vetëdorëzuan pas disa muajsh në Polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të 2024-ës në një prej lokaleve më të njohura në Tiranë ku motrat Berisha goditën me shishe qelqi modelen Klea Prenga, duke i shkaktuar plagë të shumta në fytyrë.

Prenga ishte duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

The post I thyen shishen e qelqit në fytyrë modeles, Gjykata dënon dy motrat Berisha appeared first on Ditar.al.