Kur pastori i bindet Zotit të gabuar

Në Bibël thuhet qartë: “Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.” (Zanafilla 1:27). Dy gjini! As më shumë, as më pak. Por në Kuvendin e Shqipërisë, fjala e Zotit u përkthye ndryshe. Dje, mazhoranca miratoi ligjin e ri “Për barazinë gjinore”, i cili zgjeroi përkufizimin […] The post Kur pastori i bindet Zotit të gabuar appeared first on Ditar.al.

Kur pastori i bindet Zotit të gabuar

Në Bibël thuhet qartë: “Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.” (Zanafilla 1:27).

Dy gjini! As më shumë, as më pak.

Por në Kuvendin e Shqipërisë, fjala e Zotit u përkthye ndryshe. Dje, mazhoranca miratoi ligjin e ri “Për barazinë gjinore”, i cili zgjeroi përkufizimin e gjinisë duke përfshirë identitetin gjinor dhe orientimin seksual si kategori të mbrojtura.

Një ligj që shkon përtej ndarjes biblike “mashkull e femër”, duke hapur rrugën për njohjen ligjore të bashkësive civile mes personave të të njëjtit seks.

Deri këtu, për socialistët e zakonshëm, s’ka ndonjë surprizë. Por surpriza qëndron te qëndrimi “pro”, i pastorit-ministër të Partisë Socialiste, Toni Gogu.

Pastori, që në predikimet e tij flet për moralin dhe për besimin te Zoti, në sallën e Kuvendit zgjodhi të ndjekë një “zot” tjetër, Edi Ramën.

Në vend që të ngrejë zërin për atë që predikon çdo të diel, ai e ngriti për ligjin që përmbys nocionin tradicional të gjinisë dhe iu bind pa problem “Zotit” që i dha një vend në kabinetin qeveritar.

Në Shqipërinë e sotme, edhe njerëzit e Zotit duket se kanë kuptuar një të vërtetë të re: shpëtimi nuk vjen më nga qielli, por nga Kryemninistria. E për pasojë, fjala “Amen” është zëvendësuar me “Pro”.

E trishtë, por e vërtetë!

The post Kur pastori i bindet Zotit të gabuar appeared first on Ditar.al.