‘Imagjino kur e dëgjon duke folur një ish-kryeministër që ka arritur t’i vjedhë rezervat shtetërore’

Gazetari Milaim Zeka ka lëshuar një deklaratë tejet të ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për dëme të mëdha politike dhe shtetërore. Zeka tha se Kurti nuk mund të flas për moral e përgjegjësi, kur sipas tij, ka qenë vetë i përfshirë në skandale e veprime të dëmshme për shtetin. “Imagjino

‘Imagjino kur e dëgjon duke folur një ish-kryeministër që ka arritur t’i vjedhë rezervat shtetërore’
‘Imagjino kur e dëgjon duke folur një ish-kryeministër që ka arritur t’i vjedhë rezervat shtetërore’

‘Imagjino kur e dëgjon duke folur një ish-kryeministër që ka arritur t’i vjedhë rezervat shtetërore’

Gazetari Milaim Zeka ka lëshuar një deklaratë tejet të ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për dëme të mëdha politike dhe shtetërore.

Zeka tha se Kurti nuk mund të flas për moral e përgjegjësi, kur sipas tij, ka qenë vetë i përfshirë në skandale e veprime të dëmshme për shtetin.

“Imagjino kur e dëgjon duke folur një ish-kryeministër që ka arritur me i vjedhë rezervat shtetërore…” deklaroi ai në “Adresa”.

Ai shtoi se gjatë mandatit të tij, Kurti ka thyer rekorde negative në shumë fusha.

“Kur e dëgjon një kryeministër të vendit që ka thy rekord në të gjitha qeveritë e pasluftës e para luftës me vjedhjen e rrymës të këtij vendi, nuk ka pazar të zi që ky njeri ka ba kundër këtij vendi.”

Zeka pretendoi se veprimet e Kurtit kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

“E ka çu në hasmëri të skajshme Kosovën me krejt BE-në dhe Amerikën, e ka çu në hasmëri këtë vend me krejt vendet e rajonit, e sidomos me Maqedoninë dhe Shqipërinë.” /Gazeta10