Inaugurimi i Donald Trump, Bleona Qereti pozon me Richard Grenell
Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump do të kthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë. Sot ai inaugurohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e inaugurimit përfshin një ceremoni zyrtare të betimit, si dhe shfaqje muzikore dhe një sërë ballosh formale. Por temperaturat e ulëta këtë vit do…

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump do të kthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë.
Sot ai inaugurohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dita e inaugurimit përfshin një ceremoni zyrtare të betimit, si dhe shfaqje muzikore dhe një sërë ballosh formale. Por temperaturat e ulëta këtë vit do t’i zhvendosin ngjarjet në ambiente të mbyllura.
Pjesë e saj është edhe artistja shqiptare, Bleona Qereti.
Ajo në rrjetin social Instagram ka publikuar edhe disa fotografi ku ka pozuar afër zyrtarit amerikan, Richard Grenell./
View this post on Instagram
A post shared by B L E O N A (@bleona)