Instituti GAP dhe KDI: Qeveria në detyrë ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën duke miratuar buxhetin 2026

Vendimi i Qeverisë në detyrë për të miratuar dhe proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026 ka nxitur reagime të forta nga organizatat e shoqërisë civile. Instituti GAP dhe përfaqësuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, kanë ngritur shqetësime serioze mbi ligjshmërinë e këtij procesi, duke e cilësuar atë si veprim në kundërshtim me Kushtetutën […] The post Instituti GAP dhe KDI: Qeveria në detyrë ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën duke miratuar buxhetin 2026 appeared first on ATV.

Instituti GAP dhe KDI: Qeveria në detyrë ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën duke miratuar buxhetin 2026

Vendimi i Qeverisë në detyrë për të miratuar dhe proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026 ka nxitur reagime të forta nga organizatat e shoqërisë civile.

Instituti GAP dhe përfaqësuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, kanë ngritur shqetësime serioze mbi ligjshmërinë e këtij procesi, duke e cilësuar atë si veprim në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në reagimin e publikuar nga GAP, thuhet se mënyra se si është zhvilluar mbledhja e Qeverisë bie ndesh me Ligjin për Qeverinë dhe me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, pasi në votim kanë marrë pjesë persona që tashmë janë certifikuar si deputetë.

Sipas GAP-it, një situatë e tillë krijon konflikt ligjor, për shkak se askush nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe të anëtarit të Qeverisë.

Instituti paralajmëron se një qasje e tillë rrezikon jo vetëm ligjshmërinë e buxhetit, por edhe stabilitetin institucional dhe financiar të vendit, duke theksuar se procesi është zhvilluar pa konsultim të gjerë dhe në një periudhë zgjedhore.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka theksuar se ky veprim i Qeverisë ka krijuar një “situatë absurde dhe paradoksale”, pasi disa nga anëtarët e kabinetit që miratuan buxhetin tani janë deputetë që do të votojnë të njëjtin dokument në Kuvend.

Sipas Cakollit, kjo përbën një “konflikt të qartë interesi” dhe një shkelje të parimeve ligjore, e cila po paraqitet padrejtësisht si veprim në emër të qytetarëve.

The post Instituti GAP dhe KDI: Qeveria në detyrë ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën duke miratuar buxhetin 2026 appeared first on ATV.