Isen Shabani zyrtarizon bashkëpunimin me TDP dhe LSDM në Vrapçisht
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, ka zyrtarizuar marrëveshjet e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke (TDP) dhe me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë The post Isen Shabani zyrtarizon bashkëpunimin me TDP dhe LSDM në Vrapçisht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, ka zyrtarizuar marrëveshjet e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke (TDP) dhe me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).
“Mbrëmë u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit. Ky hap forcon bashkëpunimin e deritanishëm dhe angazhimin e përbashkët për të punuar në shërbim të qytetarëve tanë,” deklaroi Shabani.
Ai njoftoi gjithashtu për arritjen e marrëveshjes me LSDM-në lokale, duke theksuar karakterin e saj bashkëpunues dhe zhvillimor.
“Sonte u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Partinë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë – LSDM, dega e Vrapçishtit. Kjo marrëveshje është shprehje e vullnetit të përbashkët për bashkëpunim, mirëkuptim dhe zhvillim të komunës sonë, duke vënë interesin e qytetarëve mbi gjithçka,” tha ai.
Sipas Shabanit, bashkëpunimi me këto subjekte ka për qëllim krijimin e një vizioni të përbashkët për zhvillimin lokal.
“Bashkë, me vizion të përbashkët dhe qëllime të qarta, do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë,” shtoi ai. Gazeta Flaka
The post Isen Shabani zyrtarizon bashkëpunimin me TDP dhe LSDM në Vrapçisht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .