Ish-kreu i Apelit: Gjoba është e formës së prerë, Gjykata mund të marrë masa të tjera ndaj Kurtit nëse nuk paguhet gjoba
Pas refuzimit nga Gjykata e Apelit të ankesës së Albin Kurti për gjobën prej 250 eurosh, e shqiptuar për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, për FrontOnline ka sqaruar hapat që mund të pasojnë këtë vendim. “Nëse ankesa ju është refuzuar dhe masa
Pas refuzimit nga Gjykata e Apelit të ankesës së Albin Kurti për gjobën prej 250 eurosh, e shqiptuar për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, për FrontOnline ka sqaruar hapat që mund të pasojnë këtë vendim.
“Nëse ankesa ju është refuzuar dhe masa që iu është përcaktuar prej 250 euro, do të ekzekutohet sepse është i formës së prerë,” ka deklaruar Shala.
Sipas tij, tani vendimi hyn në fazën e ekzekutimit dhe përgjegjës për këtë është vetë Gjykata.
“Tash kjo masë ekzekutohet, vendimin e ekzekuton Gjykata, kërkon për t’u paguar dhe nëse nuk paguhet, Gjykata merr masa tjera,” theksoi ai.
Në rast se gjoba nuk paguhet në afat, Shala shpjegon se Gjykata ka në dispozicion dy mundësi.
“Por tash mundet me marrë masa tjera, se Gjykata vendos a me marrë vendim për masë tjetër prej 250 euro, apo të marrë vendim për shoqërim të Kurtit në Prokurori, masë tjetër nuk ka.” u shpreh Shala.