Ish zv-ministri i Brendshëm: Rritja e vrasjeve nga armët ilegale, shqetësuese për shtetin
Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, për “Front Online” ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë. Hosha thotë se shumica e këtyre krimeve po kryhen nga përdorimi i armëve ilegale. “Rritja e numrit të vrasjeve që kryesisht po bëhet nga posedimi i armëve ilegale është shqetësuese. Korniza ligjore nuk është aq miqësore

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, për “Front Online” ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë.
Hosha thotë se shumica e këtyre krimeve po kryhen nga përdorimi i armëve ilegale.
“Rritja e numrit të vrasjeve që kryesisht po bëhet nga posedimi i armëve ilegale është shqetësuese. Korniza ligjore nuk është aq miqësore kundër veprave, pavarësisht kësaj rastet po ndodhin dhe janë në rritje e sipër”, shprehet Hoxha.
Sipas tij, është urgjente që shteti të identifikojë dhe trajtojë këto probleme për parandalimin e vrasjeve me armët ilegale.
“Shteti duhet të mendojë përveç ndëshkimit të procesit gjyqësor dhe dënimit duhet të mendoj edhe për format e tjera sociale edhe të arsimimit, rishikimi i kulikulave mësimore për edukimi e nxënësve nga cikli i ulët e më lartë, këshillimi pas konflikteve në shkollë. Shteti me urgjencë duhet ti identifikojë qartë këto probleme se është e patolerueshme të kemi çdo ditë viktima nga armët ilegale”, thotë Hoxha.